Osmani: LDK do të dalë me ekip fitues, do ta marrim në dorë edhe fatin e Kosovës

Osmani: LDK do të dalë me ekip fitues, do ta marrim në dorë edhe fatin e Kosovës

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së do të dalë një ekip fitues.  Ka thënë se fatet individuale kanë pak rëndësi. Këtë qëndrim Osmani e ka dhënë një ditë pasi është dorëhequr Ramush Haradinaj, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale. “Është me rëndësi që […]

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së do të dalë një ekip fitues.  Ka thënë se fatet individuale kanë pak rëndësi.

Këtë qëndrim Osmani e ka dhënë një ditë pasi është dorëhequr Ramush Haradinaj, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Është me rëndësi që me 3 gusht, LDK të dalë me një ekip fitues, i cili do të marrë në duar jo vetëm fatin e LDK-së por edhe fatin e Kosovës dhe do të kthejë shpresën tek qytetarët”, ka thënë Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar datën e zgjedhjeve partiake më 3 gusht. Ende nuk dihet se kush do të garojë për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Vjosa Osmani thotë se s’kanë rëndësi fatet individuale por forcimi i LDK’së.

“Fatet individuale dhe disa gjëra të tjera që po diskutohen, kanë më pak rëndësi. Natyrisht që jam në kontakt të vazhdueshëm me anëtarësinë dhe delegatët dhe synojmë ta bëjmë LDK-në edhe më të fortë”, ka shtuar ajo për Express.

Ndryshe, LDK pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt ka dalë kundër një Qeverie teknike. Ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK-ja ka mbetur e hutuar nga ky vendim. LDK-ja e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, sikurse edhe PSD-ja e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të ardhshme t’i thërrasë partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?