OSBE vendos që Konferenca e Mesdheut të mbahet në Tiranë

OSBE vendos që Konferenca e Mesdheut të mbahet në Tiranë

Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si, Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia. Përveç këtyre vendeve të ftuar do të jenë edhe nje serë organizatash ndërkombëtare si dhe partnerët aziatikë si: Afganistani, Australia, Japonia, Korea dhe Tailanda. […]

Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si, Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

Përveç këtyre vendeve të ftuar do të jenë edhe nje serë organizatash ndërkombëtare si dhe partnerët aziatikë si: Afganistani, Australia, Japonia, Korea dhe Tailanda.

 

 

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një postim në rrjetin social Facebook njofton se vendimi është marrë nga Këshilli i Përhershëm i Ambasadorëve të OSBE-së.

“Ky vendim dëshmon edhe njëherë mbështetjen dhe besimin që vendet anëtare të OSBE-së kanë ndaj Shqipërisë.” shkruan Cakaj.

Mbajtja e kësaj konference në Shqipëri kulmon kryesimin e vendit tonë të Grupit të Kontaktit për Mesdheun në kuadrin e Kryesimit nga Shqipëria të OSBE-së në 2020.

“Në fokus të kësaj Konference do të jetë eksperienca 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut duke u ndalur në rëndësinë e dialogut në përballimin e sfidave të përbashkëta por dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.” shkruan Cakaj.

Ai njofton se “Tematikat e sesioneve të saj do të prekin praktikat më të mira në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e rinisë si faktor sigurie në rritjen e qendrueshmërisë dhe ndërtimin e urave të komunikimit mes dy brigjeve të mesdheut.”

Konferenca do të nënvizojë edhe rolin thelbësor të dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në promovimin e sigurisë në zonën e OSBE-së në marrëdhenie me Partnerët Mesdhetarë.

“Shqipëria nga ana e saj do të ofrojë të gjitha kapacitetet e veta dhe ekspertizën e krijuar për promovimin e vlerave të harmonisë fetare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut.” përmbyll Cakaj postimin e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?