Organizohet marsh në Fushë-Kosovë për rastin e 11 vjeçarit që e përdhunuan dhe më pas e vranë

Të premtën në orën 14:00 tek Lagjia Meshari e deri tek stacioni policor në Fushë Kosovë do të bëhet një marsh më moton :Polici, gjyqësi edhe sa doni n’vorr me i shti? Në thirrjen që është bërë në Facebook thuhet se: “Rastet e përdhunimeve të cilat po raportohen në polici nuk po adresohen dhe si […]
Të premtën në orën 14:00 tek Lagjia Meshari e deri tek stacioni policor në Fushë Kosovë do të bëhet një marsh më moton :Polici, gjyqësi edhe sa doni n’vorr me i shti?
Në thirrjen që është bërë në Facebook thuhet se: “Rastet e përdhunimeve të cilat po raportohen në polici nuk po adresohen dhe si pasojë e racizmit sistematik të rrënjosur në këto institucione qytetarët e Kosovës po vriten. Qytetarët e republikës së Kosovës është duke i vrarë vetë ky shtet racist”.
Më poshtë e gjeni thirrjen e bërë për marsh:
Sistemi i drejtësisë në Kosovë po dështon të mbrojë qytetarët nga kriminelët, nga vetë institucionet dhe racizmi i tyre . Rastet e përdhunimeve të cilat po raportohen në polici nuk po adresohen dhe si pasojë e racizmit sistematik të rrënjosur në këto institucione qytetarët e Kosovës po vriten. Qytetarët e republikës së Kosovës është duke i vrarë vetë ky shtet racist.
Vrasja e fundit e 11 vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata. Ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vrasje pas neglizhimit të vazhdueshëm institucional po po e bënë çdo herë e më të pasigurtë shoqërinë në të cilën jetojmë.
Rastet e këtilla të injorimit, diskriminimit dhe racizmit institucional nuk duhet lejuar të bëhen norma! Policia dhe prokuroria duhet të japin llogari për këtë krim! Andaj, ju ftojmë që të premtën duke filluar nga ora 14:00 të ngrihemi të gjithë në protestë para policisë në Fushë Kosovë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë.
#PrejArkivesNeArkivol #EdheSa?
Të premten në orën 14:00 mblidhemi tek lagja Meshari (te pazari)për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë.












