Një javë më parë dha dorëheqje, Haradinaj shkon në Qeveri sikur s’ka ndodhur asgjë (Foto)

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka nisur me mëngjes punën në Qeveri një javë pas dorëheqjes. Të premten e javës së shkuar ai u dorëhoq nga posti i të parit të ekzekutivit pas ftesës që i erdhi nga Gjykata Speciale. Nga Haga ai është kthyer mbrëmjen e së enjtes me ç’rast ka thënë se pafajësinë […]
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka nisur me mëngjes punën në Qeveri një javë pas dorëheqjes.
Të premten e javës së shkuar ai u dorëhoq nga posti i të parit të ekzekutivit pas ftesës që i erdhi nga Gjykata Speciale.
Nga Haga ai është kthyer mbrëmjen e së enjtes me ç’rast ka thënë se pafajësinë e tij nuk mund ta vë në pikëpyetje askush.
I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”.
“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai në Facebook.













