Një burrë thirri Policinë duke iu thënë se “delet do t’ia hanë fëmijët”

Një baba ka thirrur shërbimin e emergjencave 999 i brengosur për familjen e tij pasi ishte frikësuar që delet donin të hakmerreshin pasi ai kishte ngrënë mish deleje për darkë. Burri pa emër thirri atë numër duke raportuar se delet po ia godisnin derën e shtëpisë dhe po përpiqeshin të futeshin brenda, shkruan Independent, përcjell […]
Një baba ka thirrur shërbimin e emergjencave 999 i brengosur për familjen e tij pasi ishte frikësuar që delet donin të hakmerreshin pasi ai kishte ngrënë mish deleje për darkë.
Burri pa emër thirri atë numër duke raportuar se delet po ia godisnin derën e shtëpisë dhe po përpiqeshin të futeshin brenda, shkruan Independent, përcjell Periskopi.
Inçizimi nga telefonata bizare sapo është publikuar nga Humberside Police në mënyrë që të bëhej thirrje kundër thirrjeve të tilla.
“Delet do të vojnë në shtëpinë time dhe do t’i hanë fëmijët e mi” i kishte thënë ai operatorit që kishte pranuar thirrjen.
“Ato po kërcasin në derën time, duan të hyjnë brenda.” – kishte vazhduar.
Kur operatori e kishte pyetur pse delet donin t’i sulmonin fëmijët e tij, burri ishte përgjigjur: “Kishim hëngër mish deleje më herët.”
“Delet me siguri e kanë nuhatur erën e ushqimit, kjo është çka po mendoj. Unë e kam ngrënë një nga fëmijët e tyre kështu që ato duan t’i hanë fëmijët e mi.”
Thirrësi shpjegoi se e kishte vetëm “shiritin e kaltër” në karate dhe se i duhej një polic që t’ia mbronte shtëpinë./Periskopi












