NISMA mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë

NISMA mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë

Sekretari i NISMA’s Socialdemokrate, Endrit Shala, ka konfirmuar se sot në orën 17 do ta mbledhin Kryesinë në një takim të jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së Kryeministrit dhe ftesave të Gjykatës Speciale. Partia e Fatmir Limajt ka vendosur të mbledhë Kryesinë në një mbledhje të jashtëzakonshme. Ministri Endrit Shala ka thënë se aty do të flasin […]

Partia e Fatmir Limajt ka vendosur të mbledhë Kryesinë në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ministri Endrit Shala ka thënë se aty do të flasin për dorëheqjen e Kryeministrit dhe ftesat e Speciales si dhe për tema tjera aktuale.

“Në orën 17 mbajmë mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë së NISMA’s. Diskutojmë për situatën aktuale”, ka thënë Shala, për Express, të dielën.

Ai ka thënë se NISMA është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Shala ka thënë se s’kanë ndonjë propozim se në cilën datë të organizohen zgjedhjet nacionale dhe as s’do të flasin për koalicionet e mundshme.

“Afatet janë kushtetuese dhe ne kërkojmë që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet kur caktohet data e zgjedhjeve”, ka thënë Shala.

NISMA për Kosovën ka pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe tri Ministri në këtë Qeveri.

Në zgjedhjet e fundit, NISMA kishte bërë koalicion me AAK’në dhe pastaj të dy partitë kishin arritur marrëveshje me PDK’në, duke krijuar koalicionin PAN, me të cilin formuan edhe Qeverinë.

Mandati i kësaj Qeveria u shkurtua pasi Ramush Haradinaj dha për herë të dytë dorëheqje prej pozitës së Kryeministrit.

Përpos Haradinajt, Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht këtij institucioni.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK ka mbetur e hutuar nga ky vendim. LDK e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse edhe PSD e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të thërras partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Asnjëri prej Shefave të Qeverisë prej pasluftës s’e ka përfunduar mandatin kushtetues.

Prej pasluftës janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje nacionale.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?