Ngrohja globale do të rris popullsinë e mushkonjave dhe do t’i bëj të evoluojnë frikshëm për të shpërndarë sëmundje

Mendoni për kafshët më vdekjeprurëse të botës. Çka iu vjen ndër mend? T’i harrojmë njerëzit për një moment. Krokodilat e ujërave me kripë janë disa prej tyre. Po ashtu janë gjarpërinjtë “black mamba”. Por, më të rrezikshmet në fakt janë mushkonjat. Dhe jo vetëm për faktin se iu detyrojnë të ndalni dritën që të mos […]
Mendoni për kafshët më vdekjeprurëse të botës. Çka iu vjen ndër mend? T’i harrojmë njerëzit për një moment.
Krokodilat e ujërave me kripë janë disa prej tyre. Po ashtu janë gjarpërinjtë “black mamba”.
Por, më të rrezikshmet në fakt janë mushkonjat. Dhe jo vetëm për faktin se iu detyrojnë të ndalni dritën që të mos kafshoheni në ditët e nxehta të verës, përcjell Periskopi.
Organizata Botërores e Shëndetësisë [OBSH] raporton se mbi 700 mijë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e transmetuara prej mushkonjave. 438 mijë i vrau vetëm malaria në vitin 2015. Natyrisht, jo të gjitha mushkonjat bartin viruset si Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, virusin e Zikas, e të etheve të verdha.
E megjithatë, disa prej tyre e bëjnë pikërisht një gjë të tillë dhe kjo i ka shqetësuar shkencëtarët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bathit, Yorkut dhe i Arikulturës së Kinës kanë publikuar një studim ku shpjegojnë se si ndryshimet klimatike mund të sjellin sëmundje përmes mushkonjave në zona ku këto sëmundje nuk ekzistojnë apo janë zhdukur.
“Evolucioni i mushkonjave do të ngris mundësinë për shumë gjëra të këqija, si rikthimi i sëmundjeve rajonale të zhdukura,” tha Chufei Tank, kandidat për PHD në Universitetin e Agrikulturës në Kinë.
“Nëse ngrohja e planetit dhe rritja e Dioksidit të Karbonit vazhdon, do të ketë më shumë specie, kështu që popullata do të jetë më e diversifikuar. Do të ketë vende ku mushkonjat do të mund të rrinin më gjatë. Kështu, popullsia e mushkonjave do të rritet, duke sjellur densitet shumë më të lartë.
Aktualisht ekzistojnë 2 mijë e 500 lloje të ndryshme të mushkonjave. Dhe numri, shkaku i ngrohjes globale, pritet të rritet në vazhdimësi.
“Speciet e reja,” thotë Tang, “do të mund të transmetojnë sëmundje që mushkonjat aktuale nuk munden, kështu që sëmundja e re mund të ishte edhe epidemike.” /Periskopi












