Nga Haga, Arianit Koci shkon në vendin e hashashit: Futet në fontanë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka bërë disa statuse në Facebook pas qëndrimit të tij në Holandë. Para 22 orësh, avokati Koci ka qenë në Hagë, me gjasë me punë pasi është i angazhuar në ekipin e avokatëve të mbrojtjes së disa dëshmitarëve. Por, më pas Koci ka filluar ta shijojë udhëtimin e tij […]
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka bërë disa statuse në Facebook pas qëndrimit të tij në Holandë.
Para 22 orësh, avokati Koci ka qenë në Hagë, me gjasë me punë pasi është i angazhuar në ekipin e avokatëve të mbrojtjes së disa dëshmitarëve.
Por, më pas Koci ka filluar ta shijojë udhëtimin e tij duke shkuar në Amsterdam.
Në njërin nga këto momente, ai thotë se është futur në fontanë për t’u flladitur nga temperatura 38 gradë të celsiusit.
Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:
Nuk është lehtë me shku prej muzeut në muze, në 38 gradë. Na hypi temperatura e nuk ja gjejshim qarën vetës.
Më ra në mend: pse nuk flladitemi në fontanën para nesh?
“A është e lejuar me i futë kēmbët në ujë?” – po pyet herifja.
“ Në qytetin që lejohet konsumimi i hashishit dhe marihuanës, nuk e besoj që nuk lejohet me u flladitë.” – ia ktheva ?
Nuk e besoni sa u flladitëm…
Tash po vazhdojmë me pak street art të Banksy, në Moco Museum.












