Nga Amerika, Hoti kërkon përfshirje më të madhe të të rinjve në politikë

Nga Amerika, Hoti kërkon përfshirje më të madhe të të rinjve në politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në Forumin e Lidershipit të organizuar nga Komisioni i Kongresit Amerikan për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë. Ky forum ka  mbledhur  në Uashington parlamentarë nga rreth 18 parlamente të botës, ku bashkë me kongresistë amerikanë po diskutojnë për avancimin e parimeve […]

Ky forum ka  mbledhur  në Uashington parlamentarë nga rreth 18 parlamente të botës, ku bashkë me kongresistë amerikanë po diskutojnë për avancimin e parimeve demokratike në botë.

Gjatë ditës së djeshme, Hoti ka qenë njëri nga folësit në panelin lidhur me përfshirjen e rinisë në jetën parlamentare dhe në politikë në përgjithësi.

“Përfshirja e rinisë në politikë, është kyçe për të siguruar se politika i adreson nevojat e tyre. Kjo përfshirje bëhet edhe më e rëndësishme në vendet si Kosova, ku popullsia është shumë e re dhe rreth 1/4 e popullsisë është në arsim. Në shumicën e vendeve, politika ka ndryshuar ngadalë karshi nevojave të të rinjve. Si rezultat, shumë të rinj vendosin të migrojnë dhe kjo është duke na kushtuar si shoqëri”, theksoi Hoti në fjalimin e tij.

Ai shtoi se Kuvendi i Kosovës ka themeluar Grupin e Deputetëve të Rinj me deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, që kryesohet nga deputeti Rekaliu, nga radhët e LDK.

Hoti u shpreh se me gjithë vështirësitë, ky grup i deputetëve kanë përgatitur një plan pune, i cili është diskutuar me rininë dhe me OJQ, është aktiv në takime me të rinj, si dhe ka propozuar një rezolutë e cila i kërkon ekzekutivit të merret me disa çështje specifike për të adresuar nevojat e të rinjve në arsim, punësim, biznes etj.

Sidoqoftë, shtoi Hoti, në vendet si Kosova, sfidat e rinisë janë në fakt sfida të gjithë shoqërisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?