Nëna rome: 20-vjeçari që e masakroi djalin tim e kishte vrarë edhe një fëmijë tjetër dhe një plakë

Makfire Ilazi, nëna e 11 vjeçarit të vrarë në Fushë-Kosovë është rrëfyer rreth rastit tronditës, duke hedhur akuza të rënda ndaj 20-vjeçarit të dyshuar, ndaj të cilit ka edhe masë paraburgimi prej 1 muaji, raporton Periskopi. Ajo thotë se personi me emrin Safedin i kishte dhëën drogë djalit të saj dhe e kishte rrahur e […]
Ajo thotë se personi me emrin Safedin i kishte dhëën drogë djalit të saj dhe e kishte rrahur e dhunuar disa herë. Madje Ilazi tregon se ky person më herët e kishte vrarë edhe një fëmijë tjetër, si dhe një plakë.
‘Më herët e kishte vra edhe një fëmijë dhe një plakë. Ma ka kapë edhe kunatin. Moti ka gogja kohë. Ka qenë edhe në burg për këto raste, por ka dalë. S ‘është ky rasti i parë. E ka edhe një stupc të madh, kah të shkon e merr atë me veti. E kishte rrahë djalin tim. I rrezikshëm është shumë. Edhe me babën e vetë, e ka rreh nanën, motrën e ka dhunu’’, ka thënë ajo në Frontal./PERISKOPI/












