Në të së ëmës: Shkencëtarët zbulojnë se çka e shkakton autizmin te fëmijët

Autizmi mund të jetë një çrregullim i marrë gjatë kohës së shtatzënisë dhe i shkaktuar nga nivelet e larta të estrogjenit në mitër, ka sugjeruar një studim i ri. Shkencëtarët besojnë që estrogjeni afekton rritjen e trurit në fetus, por së fundi nuk është krejtësisht e qartë nëse këto hormone të shtuara vijnë nga nëna, […]
Autizmi mund të jetë një çrregullim i marrë gjatë kohës së shtatzënisë dhe i shkaktuar nga nivelet e larta të estrogjenit në mitër, ka sugjeruar një studim i ri.
Shkencëtarët besojnë që estrogjeni afekton rritjen e trurit në fetus, por së fundi nuk është krejtësisht e qartë nëse këto hormone të shtuara vijnë nga nëna, foshnja apo placenta.
Shoqëria Kombëtare e Autizmit e definon autizmin si një paaftësi të gjatë, të zhvillueshme që afekton mënyrën se si një person komunikon dhe lidhet me njerëzit e tjerë dhe se si e përjetojnë botën rreth tyre.
Nuk është sëmundje por një çrregullim spektri. Për shkak të natyrës së këtij çrregullimi, njerëzit me autizëm përjetojnë të gjithë përvoja të ndryshme.
Si pjesë e studimit të ri, shkencëtarët testuan lëngun amniotik nga 98 njerëz, me mostra nga Biobanka daneze që kishte mostra të tilla nga 100 mijë shtatzëni. Të gjitha katër estrogjenet ishin shumë të lartë në fetus e që më vonë e zhvilloi autizmin, krahasuar me 177 fetuse që nuk e kishin bërë një gjë të tillë.
Më herët ishte menduar se testosteroni ishte i lidhur me autizmin, por shkencëtarët thonë se estrogjeni ka një lidhje edhe më të fortë.
“Këto gjetje të reja mbështesin idenë se hormonet steroide të seksit të paralindjes janë ndër shkaktarët potencialë për atë gjendje,” tha kryehulumtuesi Simon Baron-Cohen. /Periskopi