Në Shqipëri përveç ushqimit paguhet edhe tavolina

Një pushues nga Kosova përveç që është dashur të paguajë ushqimin, ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut. Turisti nga Kosova pa dashur të prononcohet ka treguar për Gazetën Insajderi se ka paguar 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 […]
Turisti nga Kosova pa dashur të prononcohet ka treguar për Gazetën Insajderi se ka paguar 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 Lekë.
Kosovarit ulëset iu kishin shtypur në faturë me emrin “Cover”, kur kishte pyetur kamarierin ai kishte se çfarë është “cover” ai i kishte thënë se janë ulëset për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë.
Arsyetimi i kamarierit nga Shqipëria kishte qenë se edhe në Itali është një gjë e njëjtë. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit nga Kosova ankohen për çmime të larta në vendet bregdetare të Shqipërisë.













