Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Sektori për Mbrojtje dhe Sigurinë në Punë, i cili funksionon në kuadër të SHSKUK-së, ka realizuar për herë të parë vlerësimin e rrezikut në vendet e punës në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK, bazuar në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, aktet tjera normative në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare. Duke marrë për […]

Sektori për Mbrojtje dhe Sigurinë në Punë, i cili funksionon në kuadër të SHSKUK-së, ka realizuar për herë të parë vlerësimin e rrezikut në vendet e punës në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK, bazuar në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, aktet tjera normative në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare.

Duke marrë për bazë natyrën e punës së këtij shërbimi, fillimisht është bërë vlerësimi i rrezikut në këtë shërbim dhe gradualisht do të përfshihen të gjitha vendet e punës të njësive përbërëse të QKUK-së dhe SHSKUK-së, konform standardeve të kërkuara.

Metodat e vlerësimit të rrezikut japin mundësi të identifikohen të gjitha objektet specifike, të cilat mund të dëmtojnë personat dhe mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme në punë.

Ato japin mundësinë të vlerësohet serioziteti i një ngjarjeje të tillë të mundshme, si dhe të identifikohen zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen kundër këtyre pasojave, thuhet në një komunikatë për media.

Qëllimi është që përmes vlerësimit të rrezikut për Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare dhe shërbimet tjera në QKUK-SHSKUK-së, të përcaktohen masat e nevojshme për sigurinë në punë, si dhe përgjegjësitë për të krijuar kushtet më të sigurta dhe më të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës.

Gjatë  aktit të vlerësimit të rrezikut, është bërë edhe trajnimi i punëtorëve nga moduli për aftësimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurt, nga lëmi i sigurisë dhe shëndetit në punë, ku edhe janë certifikuar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?