Molliqaj: Haradinaj është dashur t’i ftojë të gjitha partitë para vendimit për dorëheqje

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se ‘një gjykatë e padrejtë nuk mund të nxjerr vendime të drejta’. Reagim i tij vjen pas dorëheqjes së kryeministrit, për të cilin thotë, se para se ta merrte një vendim të tillë, është dashur t’i ftojë partitë politike për diskutim. Ai shkruan në Facebook: Nuk mund të nxjerrë […]
Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se ‘një gjykatë e padrejtë nuk mund të nxjerr vendime të drejta’. Reagim i tij vjen pas dorëheqjes së kryeministrit, për të cilin thotë, se para se ta merrte një vendim të tillë, është dashur t’i ftojë partitë politike për diskutim.
Ai shkruan në Facebook:
Nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë qe na u imponua nga insistimet e Serbisë. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.
Është e papranueshme ftesa e speciales për Ramush Haradinajn, ashtu siç është e padrejtë vet kjo gjykatë.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, por rrugën për të ecur përpara duhet ta vendosim bashkë, në një diskutim gjithë-shoqëror.












