Mllefoset hoxha pasi hoxha tjetër i tha ‘qafir’: Ejani o kriminelë, jeni shumë më të këqinj se Bin Ladeni

Hoxha më iluminist në vendin tonë, Drilon Gashi, ka shpërthyer së fundi me anë të një statusi në Facebook pasi një hoxhë të cilën nuk e ka identifikuar i kishte thënë “qafir dhe se do të ekzekutohej po të kishte shtet islam për blasfemi”. Ai ka akuzuar rëndë një pjesë të hoxhallarëve të vendit që […]
Hoxha më iluminist në vendin tonë, Drilon Gashi, ka shpërthyer së fundi me anë të një statusi në Facebook pasi një hoxhë të cilën nuk e ka identifikuar i kishte thënë “qafir dhe se do të ekzekutohej po të kishte shtet islam për blasfemi”.
Ai ka akuzuar rëndë një pjesë të hoxhallarëve të vendit që shiten si “myslimanë tolerantë” por që në fakt “kanë shumë fytyra”. Gashi i ka quajtur këta të fundit “hipokritë” duke thënë ndër rreshtash se ata “janë shumë më të këqinj se terroristi Osama Bin Laden, shkruan Periskopi.
Gashi e përfundon shkrimin e tij duke thënë “Ejani të gjithë ju o kriminel, jam duke ju pritur, siguroni armët dhe eksplozivët tuaj, unë nuk kam asgjë në duart e mia, përveç argumenteve të mia.”
Nuk dihet ndërkohë se ku e ka promovuar hoxha i përmendur nga Gashi këtë gjuhë që nxit urrejtje./Periskopi













