Mjeku personal i Enver Hoxhës tregon se çfarë ndodhi një natë para vdekjes së diktatorit

Mjeku personal i Enver Hoxhës tregon se çfarë ndodhi një natë para vdekjes së diktatorit

Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo përballë gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, rrëfen një nga momentet e fundit të Enver Hoxhës, një natë përpara se të vdiste. “Unë nuk e kam dyshuar ndonjëherë. Kam dhënë nja dy shembuj në libër. Ta zëmë, një natë para se të vdiste, besoj, është koha më kritike, […]

Unë nuk e kam dyshuar ndonjëherë. Kam dhënë nja dy shembuj në libër. Ta zëmë, një natë para se të vdiste, besoj, është koha më kritike, tek ai kishte ardhur Ramiz Alia dhe ndenji dy orë në dhomë me të. Kjo, në një kohë që ne kishim rekomanduar që atij të mos i çoheshin materiale pune. Ne mjekët, me aq autoritet sa kishim, por ne i bënim prezente rekomandimet që duhej të pushonte disa kohë. Dhe unë e prita Ramiz Alinë poshtë, te dera kryesore në sallon dhe i thashë: “O Ramiz, ju kemi dërguar një material. A ka ndonjë mundësi që t’i ndërpresë shoku Enver kontaktet me çështjet e zyrës?”. Ai tha: “Atë po mundohemi të bëjmë, me aq sa mundemi sepse ka disa gjëra, ju duhet t’i kuptoni, që duhet t’i shohë vetë dhe t’i firmosë sekretari i parë. Dhe sekretar i parë është Enver Hoxha, nuk jam unë”. Këtë e tha një ditë përpara se … Haxhi Kroi, meqë e përmendët, në ditarët e tij ka shkruar: “Sot i dërgova shokut Enver materialet e plenumit i cili duhej të bëhej në datën 10 prill”, pra në ditën që ai ra në koma. Pra, materialet do t’i çoheshin në zyrë. Pse duhej t’ia çonte në qoftë se Enver Hoxha i kishte ndërprerë marrëdhëniet e punës? Pra, janë disa argumente, pavarësisht rëndimit të gjendjes së tij fizike, ç’është e vërteta dhe minimizimit të përfshirjes së tij dhe kjo mund të ketë ndodhur nga viti 1984, pasi bëri një spazmë cerebrale. Ajo e rëndoi së tepërmi dhe krijoi imazhin e atij Enver që keni parë ju.”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?