Ministria e Pal Lekajt s’i suspendon zyrtarët që bënë dallavere me patentë shoferë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ende nuk i ka suspenduar 16 zyrtarë të Departamentit për Patentë Shofer, të cilit janë arrestuar më 5 korrik për dallavere me patentë shofer. Gjykata Themelore ka marrë vendim që këta zyrtarë të mbahen në arrest shtëpiak. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj thotë se është përgjegjësi e sekretarit […]
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj thotë se është përgjegjësi e sekretarit të ministrisë të vendos për suspendimin ose jo të zyrtarëve të arrestuar ditë më parë.
Ministri Lekaj thotë se ka kërkuar nga sekretari që të veprojë në harmoni me ligjet në fuqi për të marrë shpejt vendim lidhur me këtë çështje.
“Nuk është në domenin tim që të marr vendime, është zyrtari kryesor që mbikëqyr administratën e përgjithshme, sekretari i Ministrisë dhe ai këto ditë nëse nuk ka marrë vendim, do të merr vendim për suspendim ndaj të gjithë zyrtarëve, sepse kanë arrest shtëpiak deri në një vendim të gjykatës…. Dje kam biseduar dhe besoj se ai ka marrë vendim, por nuk jam I njoftuar zyrtarisht ende”, deklaron Lekaj.
Ndërkohë, sipas burimeve, arrestimi është bërë si shkak i dyshimit se zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë ndihmuar personat e interesuar që të pajisen me patentë shoferi, në disa kategori pa u testuar, kundrejt një pagese nga 400 deri në një mijë euro.
Ministri Lekaj duke folur për rezolutën e Kuvendit dhe për peticionin e qytetarëve me 10 mijë nënshkrime për heqjen e obligimit të homologimit të automjeteve, thotë se do të fillojnë procedurat për plotësim-ndryshim të Udhëzimit Administrativ dhe për plotësim-ndryshim të ligjit, sepse Udhëzimi Administrativ buron nga ligji për automjete.












