Ministria e Jashtme: Serbia s’mund ta ekstradojë Tomor Morinën, ai do të lirohet

Ministria e Jashtme: Serbia s’mund ta ekstradojë Tomor Morinën, ai do të lirohet

Ministria e Punëve të Jashtme i ka thënë Periskopit se Serbia s’mund ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK’së, Tomor Morinën, i cili është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se Morina do të lirohet pas procedurave që pritet të përfundojnë në Maqedoninë e Veriut. Për këtë, ai thotë […]

Ministria e Punëve të Jashtme i ka thënë Periskopit se Serbia s’mund ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK’së, Tomor Morinën, i cili është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se Morina do të lirohet pas procedurave që pritet të përfundojnë në Maqedoninë e Veriut. Për këtë, ai thotë se autoritetet e Kosovës, janë vazhdimisht në kontakt me autoritetet ne Maqedoninë e Veriut….

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dorëzuar Maqedonisë së Veriut kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i është konfirmuar agjencisë së lajmeve Tanjug nga kjo ministri.

Morina u arrestua javën e shkuar në pikën kufitare Blacë, sipas fletëarrestit nga Interpoli. Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se kreu krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të respektohet ligji, përcjell alsat.

Ndërkohë, Periskopi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me këtë rast.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se kjo Ministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Po ne jemi ne kontakt te vazhdueshëm me autoritetet më të larta maqedonase. Personalisht zëvendëskryeministri Pacolli është i involvuar në këtë rast”, ka thënë Zyberaj në një përgjigje për Periskopin.

Ai tutje ka thënë se ekstradimi i Morinës nuk mund të ndodhë sepse ‘flet – arresti është politik”.

“Ekstradimi nuk mund te ndodhë sepse fletarresti është politik sikurse te gjitha fletarrestet që i ka leshuar Serbia ndaj ish luftëtarëve të UCK-së. z.Morina do të lirohet absolutisht pas procedurave ligjore ngase duhet te pastrohet çështja e sinjalizimit ne sistemin e INTERPOLIT”, ka thënë ai./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?