Ministri Shala obligon kompanitë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve

Ministri Shala obligon kompanitë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar udhëzimin administrativ që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet. Ministri Shala ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit. “Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën […]

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar udhëzimin administrativ që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet.

Ministri Shala ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

“Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit. Para disa jave kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ me të cilin obligohen kompanitë që tregtojnë derivate në tregun tonë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet”, tha ministri Shala.

Sipas një komunikate të MTI-së, Shala ka bërë të ditur se ka pasur shumë ankesa për cilësi të naftës, por tashmë secila kompani që kërkon të licencohet duhet t’i pastrojë rezervarët.

“Për 20 vjet rresht në Kosovë kemi pasur ankesa për cilësinë e naftës, jemi sfiduar për kontroll të kualitetit, por asnjëherë deri tani nuk kemi obliguar  kompanitë që t’i pastrojnë rezervarët në të cilat mbajnë këto derivate. Tashmë secila kompani që licencohet për tregti me derivate do ta ketë edhe njërin nga kriteret kyçe pastrimin e rezervarëve, duke e mbrojtur konsumatorin. Pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane duke rritur edhe kualitetin në tregun vendor”, tha Shala.

Ministri ka theksuar se do të puna do të vazhdojë në kontroll dhe rritje të cilësisë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

“Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit, dhe tashmë është ridraftuar edhe ligji i ri për naftën dhe shume shpejt do të jetë në Kuvend. Aty, parashohim edhe hapa tjerë me qellim të rritjes së cilësisë, kontrollin e tregut, rritjen e të hyrave për shtetin me synimin e vetëm, mbrojtjen e konsumatorit”, tha Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?