Ministri Shala edhe një vendim në mbrojtje të konsumatorit, përurohen laboratorët e kalibrimit të radarëve dhe alkoolmetrave

Ministri Shala edhe një vendim në mbrojtje të konsumatorit, përurohen laboratorët e kalibrimit të radarëve dhe alkoolmetrave

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj kanë bërë përurimin e dy laboratorëve të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës. Ministri Shala tha se tash e tutje pajisjet e Policisë së Kosovës do të kalibrohen në institucionet shtetërore. “Duke pasur parasysh rëndësinë e sigurisë në komunikacion, Ministria […]

Ministri Shala tha se tash e tutje pajisjet e Policisë së Kosovës do të kalibrohen në institucionet shtetërore. “Duke pasur parasysh rëndësinë e sigurisë në komunikacion, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencioni i Metrologjisë së Kosovës kanë kompletuar pajisjet e dy laboratorëve për verifikimin e matësve të shpejtësisë edhe atë të alkoolmetrit, të dy këto pajisje me të cilat shërbehen Policia e Kosovës do të kalibrohen në Agjenci të Metrologjisë së Kosovës.Qytetarët e vendit sigurohen që tash e tutje këto pajisje do të jenë të kalibruara në Republikën e Kosovës”, tha ministri Shala. Ai bërë të ditur se ky është edhe një veprim në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit dhe tashmë Policia e Kosovës do të jetë edhe më e saktë sepse mjetet që përdorën nga ta do të jenë të kalibruara. “Me këtë veprim, ne sot edhe një herë po dëshmojmë gatishmërinë politike dhe institucionale për ngritjen e nivelit të zbatueshmërisë së Ligjit, në funksion të rritjes së sigurisë në rrugët e Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë ndaj të gjithë ngasësve të veturave në Republikën e Kosovës”, tha ministri Shala.

Ndërsa kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza tha se këta dy laborator ndikojnë në punën e përditshme të Policisë, dhe e rrisin besueshmërinë e matjeve edhe në konteste gjyqësore. “Sepse matje që i kryen Agjencia e Metrologjisë janë profesionale dhe janë laboratorë të sofistikuar që janë kompletuar me infrastrukturë moderne”, tha Fejza. E drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj, tha se Policia tash e tutje do t’i shfrytëzoj institucionet shtetërore për kalibrimin e mjeteve të tyre të punës. “Edhe në të kaluarën edhe sot jemi duke punuar me instrumente të kalibruara dhe testuar, mirëpo që kemi shfrytëzuar shërbimet e operatorëve privat të kontraktuar. Tash këto shërbime do t’i kryejmë në institucione shtetërore dhe sigurisht me një kosto shumë më të lirë”, tha Qalaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?