Ministri serb: Haradinaj është terrorist, do ta luftoj Kosovën ku të mundem

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, duke lënë kështu pas vetes vendimin për taksën ndaj produkteve serbe. Në letrën e dorëheqjes së tij, Haradinaj ndër të tjera ka përmendur edhe faktin që kushdo që do ta pasojë atë në postin e kryetarit […]

Në letrën e dorëheqjes së tij, Haradinaj ndër të tjera ka përmendur edhe faktin që kushdo që do ta pasojë atë në postin e kryetarit të Qeverisë nuk duhet të bëjë kompromise në dëm të Kosovës.

E duket se kjo rezistencë e Haradinajt për taksën dhe qëndrimi i tij kundër pazareve me kufij dhe synimeve të Serbisë për ndarje të Kosovës, e ka nervozuar ministrin serb, Nenad Popoviq, i cili madje e ka quajtur Haradinajn edhe si ‘terrorist’, shkruan tanjug.

Ai thotë se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta luftuar Kosovën, në çdo vend dhe në çdo institucion ku i jepet mundësia.

“Serbia duhet ta sfidojë shtetësinë e rreme të Kosovës, në çdo vend, kudo që i jepet mundësia”, ka thënë Popoviq.

Ndër të tjera ai ka thënë se veprimet e Kosovës kanë bërë që marrëveshja e Brukselit të ‘vdesë’.

“Pas gjithë mesazheve që i morëm së fundi nga shtetet perëndimore, farsa e Gjykatës Speciale të Hagës me terroristin Ramush Haradinaj, akuzat se ne jemi një popull që kemi kryer gjenocid, sulmet dhe arrestimet e serbëve në Kosovë, tregojnë qartë që marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka thënë ndër të tjera Popoviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?