Ministri i Nismës reagon menjëherë për ftesën e Speciales për Jakup Krasniqin – asnjë fjalë për ish-shefin e tij Haradinajn

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka reaguar në lidhje me ftesën që i ka bërë Gjykata Speciale bashkë-partiakut të tij, Jakup Krasniqit. Reçica përmes një postimi në facebook ka përkrahur Jakup Krasniqin në rrugën e tij drejt Gjykatë speciale. Ajo që ra në sy është se Reçica nuk e kishte thënë asnjë […]
Reçica përmes një postimi në facebook ka përkrahur Jakup Krasniqin në rrugën e tij drejt Gjykatë speciale.
Ajo që ra në sy është se Reçica nuk e kishte thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e tashmë ish-shefit të tij, Ramush Haradinaj.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ministrit Reçica:
Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, luftës për liri dhe ndërtim të shtetit, zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kushtrimit të lavdisë drejt çlirimit të atdheut nga okupatori serb.
Qytetari ynë, Atdheu ynë, Kosova e lirë, sovrane dhe e pavarur, e ka të vështirë të shoh bijtë e saj duke u përballur me një Gjykatë e cila gjykon çlirimtarët dhe jo agresorët.
Lufta e UÇK-së e ka vulën e përjetshme të bijëve dhe bijave tona që u flijuan dhe të atyre që qëndruan në krye të kësaj lufte, sypatrembur e ballëlartë, në shërbim të atdheut.
Prandaj, asnjë Gjykatë Ndërkombëtare e asnjë instrument nuk mund të njollosë UÇK-në dhe figurat e saj emblematike.
Atdheu ynë synon dhe frymon lirshëm falë çlirimtarëve të UÇK-së!













