Merkel e Macron sytë nga Kosova pas dorëheqjes së Haradinajt: Dialogu të vazhdojë, taksa të hiqet

Merkel e Macron sytë nga Kosova pas dorëheqjes së Haradinajt: Dialogu të vazhdojë, taksa të hiqet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, vendimin për caktimin e datës për një takim të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta marrin varësisht se si do të rrjedhin ngjarjet në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Këtë e kanë konfirmuar nga zyra e Qeverisë Federale të […]

Derisa nga Bashkimi Evropian s’kanë asnjë koment për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe për atë se si duhet vepruar në vazhdimësi sa i përket normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, nga Berlini zyrtar kanë një qëndrim.

Ata thonë se janë duke i përcjellë për së afërmi bashkë me Francën zhvillimet e fundit në Kosovë pas largimit të Haradinajt nga posti i kryetarit të Qeverisë, dhe se vendimin për një takim të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të marrin varësisht se si rrjedhin ngjarjet në Prishtinë.

“Gjermania dhe Franca janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë. Një vendim i mundshëm për një takim do të merret bazuar në rrethanat që do të krijohen”, ka thënë për Express një zyrtar për media nga Qeveria e kancelares Angela Merkel.

E derisa Kosova tashmë ndodhet në një vakum institucional, me një kryeministër në largim dhe me një Kuvend që dita ditës pritet të shpërndahet për të shkuar në zgjedhje të reja, nga Qeveria e Gjermanisë kanë qëndrime të qarta.

Ata nuk janë pozicionuar sa i përket zgjedhjeve të reja, apo krijimit të një ‘qeverie teknike’, megjithatë kanë dhënë porosinë e tyre të vjetër.

Berlini zyrtar kërkon rikthim të shpejtë në dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe thonë se e mirëpresin në të ardhmen një vendim për shfuqizim të taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

“Ne mbështesim një kthim të shpejtë në dialogun e drejtuar nga BE-ja për normalizim të raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës. Do të mirëprisnim gjithashtu edhe heqjen e taksës 100 % që Kosova ka vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, kanë potencuar nga zyra e kancelares Angela Merkel.

Kthimin e shpejtë në dialog dhe heqjen e taksës kanë kërkuar vazhdimisht të gjithë miqtë perëndimor të Kosovës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për rinisjen e dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zotuar në Beograd edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Ai ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë në bashkëpunim të plotë me Gjermaninë dhe gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, është përfolur shumë se një takim i mundshëm Prishtinë-Beograd do të mbahet në fillim të shtatorit.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të gatshme që të përfshihen në mënyrë direkte në bisedimet Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë e ka thënë për VOA, Philip Reeker, pas një bisede që ai e ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Lidhur me vazhdimin e dialogut dhe zgjedhjet e reja e qeverinë teknike, Express ka dërguar pyetje edhe në adresë të Bashkimit Evropian. Megjithatë edhe pse kanë kaluar pesë ditë që nga dorëheqja e Haradinajt, ata ende nuk kanë ndonjë qëndrim për atë se si duhet të procedohet tutje.

Për dorëheqjen e Haradinajt ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili e ka quajtur një ‘trik politik’ të Haradinajt që një ndër synimet ka edhe shkaktimin e vonesave në dialogun e Brukselit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?