Memli Krasniqi – Lumir Abdixhikut: Piun i Isa Mustafës, profiter ordiner – merru me karriget fluturuese në LDK

Memli Krasniqi – Lumir Abdixhikut: Piun i Isa Mustafës, profiter ordiner – merru me karriget fluturuese në LDK

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është përgjigjur disa deklaratave të deputetit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili ka akuzuar PDK’në, Kadri Veselin e Hashim Thaçin për bllokimin e zgjedhjeve, shkaku i frikës nga rezultati i tyre – raporton Periskopi. Krasniqi e ka quajtur Abdixhikun ‘piun të Isa Mustafës’ dhe ‘profit ordiner’. […]

Krasniqi e ka quajtur Abdixhikun ‘piun të Isa Mustafës’ dhe ‘profit ordiner’.

!Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i tij i plotë:

Nje piun i Isa Mustafes, qe partia e vet s’e lejoi as te kandidohet ne ndonje dege dhe te cilin shumica e LDK-se e shohin si profiter ordiner, ben mire ta shikoje oborrin e vet te kontaminuar, sepse kot ben “ciu ciu” kur flet per PDK-ne.

Zgjedhjet, per PDK-ne, jane jo vetem te pashmangshme, por te domosdoshme, per t’i dhene Kosoves nje qeveri me legjitimitet dhe me vizion te qarte zhvillues dhe perendimor. Ndersa, profiteret e brezit te deshtimit, qe politiken e kane vec rruge tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta percjellin vetem si vrojtues te (pa)interesuar punen e pakrahasueshme qe do ta beje qeveria e udhehequr nga PDK.

Frustrimet qe i kane me partine e tyre ky grup i “jurishnikeve” te ledhatuar te Isa Mustafes, te cilet garda e vjeter e LDK-se i shkeli ne cdo hap te zgjedhjeve te tyre te brendshme, nuk sherohen duke u marre me PDK-ne. Jane mesu ne LDK me u rrite duke e sha PDK-ne dhe lidershipin e saj, por kjo me s’ju funksionon.

Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj.

Shkrimi i plotë i Lumir Abdixhikut, ndaj të cilit reagoi Krasniqi:

Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë. Vullneti i qytetarëve i tmerron. Sepse e dinë se kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi. Kaq. E pat. Njëzet vjet kapje po marrin fund – ma në fund.

Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr – dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë. Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka. Por kishte për autostradë. Kishte për kontrata korruptive 50 e sa milionëshe. Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto.

Kosova s’ka veçse Qeveri. S’ka sot zot të mbarë shtëpie që shtetin e trajton jo si mjet “zhbirje” – kapje deri në sekondin e fundit – por si përgjegjësi. Zgjedhjet janë veçse fillimi. Asnjë kalkulim i mbrapshtë s’mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it.

Tik tak!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?