Meliza Haradinaj: Sa për Albinin e opozitën do të qëndronim në Qeveri edhe 50 vjet

Meliza Haradinaj: Sa për Albinin e opozitën do të qëndronim në Qeveri edhe 50 vjet

Meliza Haradinaj ka bërë një analizë të debatit apo siç i quan ajo ‘zërave antikushtetues’, lidhur me veprimet e fundit të kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj. Më poshtë, ju sjellim analizën e saj gjashtë pikëshe: Duhet t’i themi disa gjëra troq rreth dorëheqjes dhe zërave “antikushtetues”: Për ilustrim, nuk besoj se do të kemi shembull […]

Meliza Haradinaj ka bërë një analizë të debatit apo siç i quan ajo ‘zërave antikushtetues’, lidhur me veprimet e fundit të kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj.

Më poshtë, ju sjellim analizën e saj gjashtë pikëshe:

Duhet t’i themi disa gjëra troq rreth dorëheqjes dhe zërave “antikushtetues”:

  1. Për ilustrim, nuk besoj se do të kemi shembull më të dinjitetshëm të dorëheqjes sesa ajo që vjen nga djepi i demokracisë në botë, dorëheqja e Kryeministres britanike Theresa May me datë 7 qershor, dhe vazhdimin e detyrës së saj si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar deri dje me datë 25 korrik, kur edhe ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Boris Johnson dhe u largua me fjalim lamtumirës nga 10 Doëning Street. Përgjegjësia shtetërore është e shenjtë dhe duhet të ipet llogari për të deri në momentin e fundit, pavarësisht sfidave personale.
  2. Albini e opozita duhet t’i “falënderohen” Gjykatës Speciale për dorëheqjen e Kryeministrit, sepse sa për frikën tonë ndaj rrëzimit të Qeverisë prej tyre, ne do të mund të qëndronim edhe “50 vjet”.
  3. Koincidenca e momentit të ardhjes së ftesës për drejtësi, është vështirë të injorohet. Në fakt, nëse analizojmë në retrospektivë, të 4 herat e përballjes së Ramush Haradinajt me drejtësinë (duke përfshirë edhe Francën 2017), kanë qenë pikërisht në momentet më të ndjeshme politike të Kosovës.
  4. Pas lejimit të devijimit të dialogut në tema të ndarjes dhe korrigjimit, me këtë ftesë, duket që drejtësia po i dorëzohet (përsëri) agjendës politike.
  5. Akti i dorëheqjes së Kryeministrit është (përveçse përgjegjësi morale për mosdorëzim të shtetit të Kosovës për eksperiment) është akt mospajtimi me skenarët e ndarjes e defunksionalizimit, dhe refuzim për me gjunjëzu Kosovën duke “kërcënuar/frikësuar” kryeministrin e vendit.
  6. Është normale që Serbia dhe Vuqiqi thonë se është manovrim politik, sepse shkuarja në Hagë e Ramush Haradinajt si qytetar i thjeshtë e jo si Kryeministër, e fuqizon paprekshmërinë e shtetit të Kosovës, dhe ridrejton presionin ndërkombëtar politik tek Serbia.

Për fund, akti i dorëheqjes NUK është instrument për të dobësuar partnerët apo kundërshtarët politik. Ata që e lexojnë si të tillë, duhet të jenë ose tepër të lënduar politikisht sepse e njohin (pa) fuqinë e tyre politike, ose janë të dorëzuar përpara parimit të fisnikërisë e sinqeritetit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?