Me plot filma e aktivitete, përfundoi nata e dytë e PriFest, çfarë ka ne program sot?

Nata e dytë e festivalit të filmit “PriFest” ishte e mbushur me plotë aktivitete me përmbajtje që ngjallën interesimin e publikut për risitë e këtij edicioni të festivalit. Në kuadër të programit Mjaltë dhe Gjak-programi garues i Ballkanit, filmi “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” që bëri bashkë artistë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, […]
Nata e dytë e festivalit të filmit “PriFest” ishte e mbushur me plotë aktivitete me përmbajtje që ngjallën interesimin e publikut për risitë e këtij edicioni të festivalit.
Në kuadër të programit Mjaltë dhe Gjak-programi garues i Ballkanit, filmi “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” që bëri bashkë artistë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, ishte filmi që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe njerëzve nga bota e filmit.
Gjithçka nga nata e kaluar e festivalit mbante interesimin e të pranishmëve, derisa përveç filmave të shfaqur “I am Sofia”, qe hapi programin Let it Be te PriFest, veçohet edhe paneli i diskutimit me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit ndaj komunitetit LGBTQ.
Ashtu edhe siç e kërkonte një natë plotë aktivitete e risi, përmbyllja ishte me një atmosferë unike të krijuar nga Dee Jay të ndryshëm në PreParty te PriBeats që u mbajt në Menzën Ramiz Sadiku.
Ndërsa, sot dita e tretë e festivalit nisi nga ora 9.30 ku do të vazhdoje punëtoria me ekspertin e skenarit Jacques Akchoti, deri në orën 17:30 në European House.
Gjithashtu në të njëjtën kohë vazhdon edhe aktiviteti I Financing and Coproduction coaching, ku 9 projektet do të kenë takim individual me Linda Beath, eksperten e financave dhe koproduksionit.
Nga ora 11:00 në tapetin e kuq, pranë Teatrit Kombëtar, do të zhvillohen konferencat për media me ekipet e filmave të cilat janë shfaqur dje si “I am Sofia”, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”, “Identiteti”, “Onions”, “Alla Vita”, “Mala”, “In November”,”Trilemma”, dhe “Mishko”.
Sot fillon punimet edhe PriFORUM ne sallen e vogël te Teatrit Kombëtar, në ora 11:30 mbahet panel diskutimi mes aktorëve dhe drejtorëve të Kastingut mysafire ne PriFest Jeremmy Zimmermann, Ulirke Muller, Francesco Vidovati, Yngvill Haga.
Nga ora 14:30 fillom prezentimi i Shooting Stars në Teatrin Kombëtrar, me Karin Dix, drejtoreshë e Shooting Stars dhe Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Në ora 15:00 do të prezentohet platform VOD dhe Blackchain, e udhëhequr nga Linda Beath dhe Mergim Cahani, drejtor i Gjirafa.
Ndërsa pas nje test prezentimi vitin e kaluar, kete vit PriFest sjell eksperiencën e plote te VR (Virtual Reality), ku pranë Teatrit Kombëtar të gjithë të interesuarit, mund të shohin filma 360° te ashtuquajtur VR Experience. Kjo mundesi eshte e hapur nga ora 18.00-20.00h ne hapsiren e tapetit te kuq prane Teatrit Kombetar.
E nga ora 16:00, në Kino Armata hapet programi garues i studentëve, ku do të shfaqen filmat “Pierre’s Heart”, “The Appartment”, “Benidorm 2017”, “All’s well,” “Colour Cage” dhe Wonder Girls.
Ndërsa në Kino ABC, vazhdon programi garues i filmave të metrazhit te mesëm, ku nga ora 17:00 fillon shfaqja e filmit “Let’s the Death Be Alive”, pas saj “The Discrete Way”, “500”, “Mama Told me not to look into the sun”.
Në Teatrin Kombëtar në ora 18 do të shfaqët filmi kroat “Mali” i cili është në programin garues të Ballkanit. Në të njejtën kohë “The days to come”, i cili është pjesë e programit Europian do të shfaqet në Kino Armata.
Nga 19:30 në Kino Abc do të shfaqet filmi “To Be Continued” nga Lituania, dhe në të njejtën kohë poashtu në Kino Armata do shfaqen filmat e programit garues dokumentar “The Brink” dhe “The Signs”.
Cdo vit, PriFest vë në fokus një shtet dhe këtë vit filmi Holy Boom, hap programin Fokus Greece. Gjithashtu prezente në Prifest do ta kemi edhe regjisoren e filmit, Maria Lafi si dhe aktoren shqiptare Luli Bitri.
Nën qiellin e hapur tek sheshi “Zahir Pajaziti”, do të vazhdoj programi I metrazhit te mesëm garues, me shfaqjen e filmave “That Morning”, film ky nga Hong Kongu, si dhe filmi Castle to Castle.
Ndërkaq, filmi “Mali i Harrum”, i cili është projeksion do të shfaqet në orën 21:00 në kinemanë ABC. Filmi shqiptar, shfaqet për herë të parë si premierë botërore në PriFest.
“Delegacioni”, një tjetër film shqiptar, i cili është gjithashtu projeksion special, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar nga ora 22:00
Filmi “Consequences”, nga programi garues Europian (si dhe në programin Let it Be) do të shfaqet nga ora 22:00 në Kino Armata dhe regjisori do te jete prezent per te takuar publikun..
Gjithashtu në ora 22:00 do të rishfaqet filmi “Mjaltë nga Shkëmbi”, film i dedikuar Zahir Pajazitit.
Biletat për t`i parë filmat, shiten cdo ditë në hapësirat ku do të shfaqen të gjitha filmat, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata. Ndërsa filmat që shfaqen në Open Air, në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë gratis. Ndërsa, studentët dhe personat mbi 65 vjet, do të kenë mundësi t`i shohin të gjitha filmat e festivalit pa pagesë.
Miqësi. Përgjithmonë. PriFest












