Më në fund për ftesat nga Specialja reagon edhe Edi Rama, por askund s’e përmend Haradinajn

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me ftesat që Gjykata Speciale i ka bërë drejt ish-luftëtareve të UÇK-së. “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. […]
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me ftesat që Gjykata Speciale i ka bërë drejt ish-luftëtareve të UÇK-së.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter.
Si pasojë e një ftesë të tillë dje ka dhënë dorëheqje edhe Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të vendit.












