Mbajtja e mbledhjes së paralajmëruar për nesër mund të sjellë pasoja juridike për Ramush Haradinajn

Juristi, Vigan Qorrolli ka thënë se Mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar nuk do të duhej të mbahej, raporton Periskopi. Sipas juristit Qorrolli, Kushtetuta e njeh tashmë vetëm dorëheqjen e Haradinajt i cili nuk do të duhej madje as të ishte aty. “Detyrat e tij nuk mund t’i kryej askush as zëvendskryeministri, sepse në momentin që […]
Sipas juristit Qorrolli, Kushtetuta e njeh tashmë vetëm dorëheqjen e Haradinajt i cili nuk do të duhej madje as të ishte aty.
“Detyrat e tij nuk mund t’i kryej askush as zëvendskryeministri, sepse në momentin që jep dorëheqje, të tjerë të gjithë janë in-ekzistentë. Ka rënë kryeministri, ka rënë gjithë Qeveria. Shkurt e shqip nuk ka të drejtë të jetë aty, sepse interpretimi, Kushtetutat e rajonit, ato të Sllovenisë, Kroacisë e Malit të Zi, ashtu si edhe ne qe jemi Republikë Parlamentare, dhe Kryeministri e Presidenti zgjedhen në Parlament të Kosovës, mund të flas vetëm Sovrani pra Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim. Vendimet e kryeministri Haradinaj mund të prodhojnë pasoja juridike. Ai ka dhënë dorëheqje, ka pi ujë ajo punë “, u shpreh Qorrolli.
Një mbledhje e Qeverisë është paralajmëruar të ndodhë nesër, madje është publikuar edhe një rend dite, por sipas njohësit të Kushtetutës kjo mund të prodhojë pasoja juridike./Periskopi












