Manipulimi i Haradinajt: Në Hagë shkon si Kryeministër, e jo si Ramush (Dokument)

Ramush Haradinaj nuk ka qenë i sinqertë para qytetarëve kur tha se po jep dorëheqje sepse nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, për intervistim nga Gjykata Speciale. Në momentin kur ai kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje tha edhe këtë fjali: “Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e […]

Ramush Haradinaj nuk ka qenë i sinqertë para qytetarëve kur tha se po jep dorëheqje sepse nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, për intervistim nga Gjykata Speciale.

Në momentin kur ai kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje tha edhe këtë fjali:

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, tha ai.

Por, në fakt Haradinaj do të shkojë në Hagë si kryeministër e jo si individ.

Dhe këtë e konfirmon ai vetë në letrën zyrtare të dorëheqjes. Në këtë letër ai konfirmon se do të jetë kryeministër i Kosovës deri në zgjedhjen e një qeverie të re.

“Konfirmoj se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të kryej detyrën time Kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, shkruan Haradinaj.

Sipas raportimeve, ai do të shkojë në Hagë gjatë kësaj jave dhe edhe sipas letrës së tij, po shkon si kryeministër i vendit.

Zgjedhjet, që po kërkohen nga të gjitha partitë politike në vend, me gjasë do të mbahen nga mesi i shtatorit apo tetorit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?