Lirohet Daut Haradinaj, e konfirmojnë nga AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është liruar pasi policia në Vjenë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia ia kishte bërë një ndalesë të shkurtër. Lirimin e tij për Periskopin e ka konfirmuar edhe deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj. ‘Daut Haradinaj është i lirë, nuk ka kurrfarë telashe’’, tha […]
Lirimin e tij për Periskopin e ka konfirmuar edhe deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj.
‘Daut Haradinaj është i lirë, nuk ka kurrfarë telashe’’, tha Nitaj për Periskopin.
Burime të Periskopit brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëNnë me dije se sipas informatave të para thuhet se është një ndalesë e shkurtër.
“Jemi duke u munduar me sqaru këtë ndalesë dhe sipas informacioneve të para është një ndalesë e shkurtër”, ka thënë ky burim.
Ndalimi i ishte bërë rreth orës 14 e 30 ndërsa pas disa minutave intervistim ai është lënë i lirë./PERISKOPI/












