Limaj nuk do Qeveri teknike

Limaj nuk do Qeveri teknike

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, deklaron se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai përjashton çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kundërshton edhe krijimin e një qeverie teknike. Limaj në një intervistë për KosovaPress thotë se pas dorëheqjes së kryeministrit vendi është në […]

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, deklaron se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai përjashton çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kundërshton edhe krijimin e një qeverie teknike.

Limaj në një intervistë për KosovaPress thotë se pas dorëheqjes së kryeministrit vendi është në prag të zgjedhjeve.

“Qëndrimin e Nismës e keni pa, në momentin e dorëheqjes Kosova është në prag të zgjedhjeve. Ne si subjekt politik si Nismë jemi të gatshëm për zgjedhje dhe po përgatitemi për proces zgjedhor, natyrisht duke respektuar procedurat që na obligon Kushtetuta dhe ligji. Kjo është realiteti dhe besoj që tashmë është e qartë për secilin”, thotë ai.

Partia që ai e udhëheq thotë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie teknike, derisa potencon se vendit i duhet një qeveri e fortë dhe që është e gatshme të ballafaqohet me tema të rëndësishme.

“Nisma nuk mund të bëhet pjesë e asnjë qeverie të tillë. Ne besojmë që është një moment kur duhet të kthehemi tek qytetarët, qytetarët përmes vullnetit të lirë të vendosin për Qeverinë e ardhshme. Më merr mendja që është koha që përmes votës së qytetarëve të ndërtojmë një Qeveri e cila do të merr përgjegjësi për shumë tema të rëndësishme për vendin, e dini që na presin shumë tema. Si asnjëherë më parë Kosovës i duhet një Qeveri e fortë, e fuqishme, e gatshme për t’u ballafaquar me tema të rëndësishme që do t’i hapin një perspektivë të qartë vendit tonë. Ajo që dua të them, kjo që po vije nuk janë thjeshtë zgjedhjet e radhës është më tepër se zgjedhje”, shprehet ai.

Kreu i Nismës Socialdemokrate thotë se partia që e udhëheq është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“Një parti politike e cila nuk është e gatshme për zgjedhje ajo nuk meriton të jetë në skenën politike. Nisma Socialdemokrate është e gatshme për këto zgjedhje dhe ne sikur që e thash, pa asnjë hezitim ose tendence të atyre qepjeve e harrnimeve, ne besojmë që duhet të shkojmë drejtë zgjedhjeve”, thotë Limaj.

Sa i përket ftesave të Gjykatës Speciale, Limaj thotë se ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-së dhe askush nuk duhet të befasohet me ftesa të tilla.

“Ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-së, kurrkush nuk duhet të befasohet nëse ka ftesa të tilla”, deklaron ai.

Kujtojmë se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten e javës së kaluar pas ftesës që kishte marrë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?