Limaj: Haradinaj kishte obligime ndaj partnerëve, do t’i diskutonim këto komplikime dhe pasoja të dorëheqjes

Situata e krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ai e ka pasur obligim të konsultohej me partnerët e koalicionit, raporton Periskopi. Limaj tha se e ka kuptuar për dorëheqjen e Haradinajt nga ministri Endrit Shala, derisa ai vet gjendej me familje dhe […]
Limaj tha se e ka kuptuar për dorëheqjen e Haradinajt nga ministri Endrit Shala, derisa ai vet gjendej me familje dhe nuk e kishte idenë se do të bëhej një veprim i tillë nga Haradinaj.
”Prandaj duhet me pas kujdes, dorëheqja është ekskluzivisht në fund të ditës është personal, është institucion moral, etikë dhe politik, por jo instrument juridik, mirëpo edhe ajo ka rregullin e vet sepse ka efekte. Sipas rendit ai është dashur të konsultohet me partnerët e vet të cilët e kanë zgjedhur, në koalicion parazgjedhor, e kanë mbështetur në Qeveri, prandaj ka obligime mes partnerëve, t’i njoftoj për vendimin dhe pastaj të merr vendimin, jam i bindur që në situatë n e tillë do të ishin bisedu edhe kë o, cilat janë komplikimet dhe cilat do të jenë pasojat”, u shpreh Limaj.
Më pas Limaj ka thënë se e ka thirrur në telefon Haradinajn për t’i shprehur mbështetjen e tij në procesin e intervistimit që do t’i bëhej në Gjykatë n Speciale.
Ai tha se e kishin diskutuar të nesërmen dhe se ia ka bërë me dije Haradinajt se do të duhej të konsultohej për këto veprime me partnerët e koalicionit, por kjo tashmë ishte vonë . /Periskopi












