Labinot Hashani largohet nga Vetëvendosje, akuzon rëndë Nazlie Balan

Labinot Hashani largohet nga Vetëvendosje, akuzon rëndë Nazlie Balan

Themeluesi i degës së Vetëvendosjes në Obiliq, Labinot Hashani, ka dhënë dorëheqje sot pas shumë problemeve dhe pakënaqësive që kanë ndodhur. Hashani ka deklaruar se dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e pakënaqësive qysh se kanë filluar problemet mes dy grupacioneve brenda VV-së, ku edhe më pas u ndanë duke formuar partinë e re […]

Themeluesi i degës së Vetëvendosjes në Obiliq, Labinot Hashani, ka dhënë dorëheqje sot pas shumë problemeve dhe pakënaqësive që kanë ndodhur.

Hashani ka deklaruar se dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e pakënaqësive qysh se kanë filluar problemet mes dy grupacioneve brenda VV-së, ku edhe më pas u ndanë duke formuar partinë e re PSD.

“Për këtë subjekt dhashë shumë si shumë aktivistë të tjerë e madje isha në gjendje të jap edhe gjithçka, gjithmonë me mendje e me zemër atdheun Kosovën e komunën time Kastriotin, dhe nuk e meritova as unë e as shumë aktivistë të tjerë nga Kastrioti të injorohemi në këtë mënyre”.

Më poshtë reagimi i plotë nga Hashani:

Të nderuar anëtar e aktivistë të vërtetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të nderuar anëtar e aktivistë të vërtetë të LVV-së në Kastriot!
Të nderuar qytetarë e përkrahës të mijë nga Kastrioti

Politika e vërtetë nuk është çështje e individëve që bëjnë kompromise për të marrë atë që duan për vete, por të merret me atë që është e drejtë për shoqërinë. Ndjesia çrregulluese e politikës largon idealin qendror në zemër të nocionit të politikës, duke e lënë vetëm realitetetin instrumental të arrihet. Politika nuk merret vetëm me pyetjet rreth veprimit, por me vet veprimin.

Po bëhen rreth një vitë që kam pezulluar aktivitetin tim me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke e pritur reflektimin e strukturës nga lartë mbi problemet që ishin krijuar qysh nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me udhëheqjen e Kryetarit të kaluar të Qendrës në Kastriot, pra që nga ajo kohë këto probleme veq se u rritën e sidomos me udhëheqjen nga koordinatorja për qendrën e Kastriotit, Nazlie Bala.
Kjo koordinatore arriti të përqaj edhe më tej Qendrën e LVV-së në Kastriot duke bërë grupacione, duke anashkaluar dhe larguar shumicën e aktivistëve të vërtetë që dhanë shumë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kjo koordinatore e cila ishte e lidhur ngushtë me strukturën e Dardan Molliqajt kishte vetëm një synim, të ngrit emrin e saj që të shpërblehet në fund nga partia me pozitën që e gëzon sot përfaqësuese në KQZ, pa meritë, pasi që ishte shkaktari i largimit të shumë aktivistëve, dhe jo vetëm nga qendra e LVV-së në Kastriot.

Për keto probleme që nuk ishin të vetme pasi me direktiva të kësaj koordinatore u zgjodh Kryetari e Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Kastriot, ku shumica të ardhur nga PDK, e për të gjitha këto e shumë probleme të tjera që kishte sjellë kjo koordinatore ishin të njoftuar strukturat e Lëvizjes që nga viti 2017, por as që e kishin marrë mundin e seriozitetin që t’i zgjidhin. Andaj sot pas një pritje të gjatë e shpresë koti për reflektim, vendosa që të jap dorëheqje edhe nga anëtarësimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Për këtë subjekt dhashë shumë si shumë aktivistë të tjerë e madje isha në gjendje të jap edhe gjithçka, gjithmon me mendje e me zemër atdheun Kosovën e komunën time Kastriotin, dhe nuk e meritova as unë e as shumë aktivistë të tjerë nga Kastrioti të injorohemi në këtë mënyre.

Të gjitha veprimet e mia në këtë subjekt politik nuk ishin të motivuar asnjëherë për ndonjë qëllim interesi, por më tepër sepse konsiderojë se ato veprime ishin të orientuara në mënyrë të drejtë dhe asnjëhere nuk jam penduar për veprimtarinë time politike.

Unë sot largohem nga subjekti që nuk është më ai sukjekt politik ku aktivistat trajtohen në mënyrë të drejtë e të barabartë.

Labinot Hashani-Një nga themeluesit e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot
Ish-Kryetar i LVV-së Qendra Kastriot
Ish-Nënkryetar i LVV-së në Kastriot
Ish-Asambleist i LVV-së në Kastriot etj..

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?