Kurti: Shteti po i trajton në mënyrë të pabarabartë ushtarët e UÇK-së – Të lirohet Tomorr Morina

Kurti: Shteti po i trajton në mënyrë të pabarabartë ushtarët e UÇK-së – Të lirohet Tomorr Morina

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të mbrojë luftën e UÇK-së dhe në statusin e fundit ka akuzuar pushtetin se ata mbrojnë luftëtarët e UÇK-së varësisht prej pozicionit politik që mbajnë. Albin Kurti njihet si një mbrojtës i madh i luftës, sakrificës dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Kësaj here, ai i […]

Albin Kurti njihet si një mbrojtës i madh i luftës, sakrificës dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Kësaj here, ai i ka dalë në mbrojtje z.Tomorr Morina, i cili është ndaluar nga autoritetet në Maqedoni të Veriut me një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ish kandidati për kryeministër ka thënë që Kosova po bën trajtim të diferencuar të ushtarëve të UÇK-së, varësisht nga pozicioni që mbajnë.

“Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim.” – ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Më poshtë e gjeni statusin e plotë në Facebook të z.Kurti:

Këto ditë, gjatë një udhëtimi pune jashtë vendit, mora vesh nga mediet se është ndaluar në Maqedoni të Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Tomorr Morina. Ndalimi i tij ka ardhur si pasojë e fletarrestit të lëshuar nga Serbia, kundër luftëtarëve tanë çlirimtarë.

Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite burg me fletarreste nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga burgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje.

Karshi fletarresteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?