Kurti: Qeveria teknike e dëmshme, duhen zgjedhje sa më parë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se qeveria teknike është e dëmshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Kurti ka kundërshtuar idenë që vendi të bëhet me qeveri teknike, duke thënë se duhen zgjedhje sa më parë.

“Improvizimet e tilla nuk janë zgjidhje. Por janë problem. Nuk i duam problemet”, ka deklaruar Kurti.

“Ka nevojë për ndryshime shumë të mëdha. Duhet të ecim me zgjedhje të reja parlamentare, për zgjidhje demokratike”, është shprehur ai.

“Me LDK-në, si dy partitë më të mëdha politike në vend, si opozita e këtij vendi, do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin menjëherë në ditët në vijim”, ka bërë të ditur ai.

“Do të shohim se çka është më së miri. S’mund të flas tash se cilat do të jenë hapat e ardhshëm”, ka thënë Kurti për T7.

“E domosdoshme që sa më parë të ketë zgjedhje të reja, të parakohshme. T’ia kthejmë shpresën popullit, është viktima e vërtetë e kësaj keqqeverisje”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?