Kurti i tha PSD-së “partiçkë”, Molliqaj e ngucë për respektin ndaj Thaçit dhe ia bën me sy

Pasi që Albin Kurti iu drejtua Partisë Socialdemokrate si ‘partiçkë’ duke kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që të thirrtë partitë politike kosovare për të caktuar datën e zgjedhjeve, ka reaguar edhe Dardan Molliqaj. Ky i fundit thotë se “inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet […]
Ky i fundit thotë se “inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.”
Më tej ai shton se karakteri i tillë, të cilit i referohet si ‘inatçor” do ta lë të vetmuar ‘e për toke’, edhe pse nuk dihet se në çka e asocion një gjë të tillë.
Ai shton se PSD-ja do të jetë befasia e këtij procesi [zgjedhor].
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.
Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet.
Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi ? (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës).












