Kujdes nga ekstremistët në Rusi dhe…gratë

Kujdes nga ekstremistët në Rusi dhe…gratë

Pasagjerët e aeroportit të qytetit uzbek, Namangan, të cilët udhëtojnë në Rusi, ushqehen me predikime islame rreth besnikërisë, rreziqeve nga ekstremizmi fetar dhe gratë ruse, shkruan REL. Qëllim kryesor i fushatës së Uzbekistanit me imamë që predikojnë në aeroport thuhet se është mbajtja e njerëzve larg grupeve terroriste dhe ekstremiste. Një video e postuar në […]

Pasagjerët e aeroportit të qytetit uzbek, Namangan, të cilët udhëtojnë në Rusi, ushqehen me predikime islame rreth besnikërisë, rreziqeve nga ekstremizmi fetar dhe gratë ruse, shkruan REL.

Qëllim kryesor i fushatës së Uzbekistanit me imamë që predikojnë në aeroport thuhet se është mbajtja e njerëzve larg grupeve terroriste dhe ekstremiste.

Një video e postuar në mediat uzbeke sociale më 15 korrik e tregon një imam duke iu adresuar pasagjerëve përpara se të hynin në avion drejt Rusisë.

I shoqëruar nga një punonjës i aeroportit, imami i paralajmëron pasagjerët kundër organizatave terroriste që ai i përshkruan si “një nga kërcënimet më të mëdha të kohës sonë”.

Ai i thotë masës që të jetë “vigjilente ndaj grupeve terroriste që veprojnë me maskën e Islamit” dhe përpiqen të rekrutojnë njerëz, sidomos ata që kërkojnë njohuri fetare në internet.

“Kjo ndodh veçanërisht me punëtorët migrantë në Rusi“, thotë imami Abduvosit.

“Nëse keni nevojë për informacion rreth Islamit ose dëshironi t’i zgjeroni njohuritë fetare, ju mund të gjeni lehtësisht informata të tilla në faqet e internetit të Uzbekistanit, të tilla si muslim.uz, islom.uz, ose ravza.uz”, shpjegon imami.

Muslim.uz është faqja zyrtare e Departamentit shtetëror të Çështjeve Islame, ndërsa ravza.uz drejtohet nga zyra rajonale e këtij departamenti në qytetin Namangan.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, një zyrtar në Aeroportin Ndërkombëtar Namangan konfirmoi se predikimet kryhen në kuadër të fushatës shtetërore kundër ekstremizmit.

“Këto predikime janë hartuar nga Komiteti për Çështje Fetare për udhëtarët që udhëtojnë në Rusi për punë”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonimi, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.

“Meqenëse është e pamundur të mblidhen të gjithë udhëtarët në rrugë, predikimet zhvillohen në portën e nisjes”, tha ai.

Po sipas tij, predikimet zhvillohen para çdo fluturimi nga Namangani për në Moskë, Shën Petersburg, Jekaterinburg, Novosibirsk dhe qytete të tjera ruse.

Së paku 2 milionë migrantë nga Uzbekistani – vendi më i populluar i Azisë Qendrore me rreth 32 milionë njerëz – punojnë në ndërtimtari, fabrika ose në sektorin e bujqësisë në Rusi.

Ka pasur gjithashtu qindra migrantë uzbekë që janë bashkuar me grupin ekstremist të Shtetit Islamik në Siri ose Irak, pasi janë rekrutuar dhe radikalizuar në Rusi.

Në të kaluarën, Uzbekistani ka dërguar imamë dhe figura të tjera islamike në Rusi për të takuar migrantët uzbekë dhe për t’i paralajmëruar ata kundër grupeve ekstremiste dhe terroriste.

Nuk dihet nëse predikimi i imamëve po ndodh edhe në aeroporte të tjera në Uzbekistan.

Në Namangan, imamët që predikojnë në aeroport po ashtu iu bëjnë thirrje pasagjerëve që udhëtojnë në Rusi, që të mbeten besnikë ndaj bashkëshortëve, ndaj Islamit dhe ndaj atdheut të tyre “pavarësisht se ku ndodhen”.

“Gratë myslimane nuk duhet t’i mashtrojnë burrat e tyre dhe burrat myslimanë nuk duhet t’i mashtrojnë gratë e tyre, pavarësisht se ku jeni, sepse Zoti nuk i pëlqen mëkatarët”, thotë Abduvosit.

Imami po ashtu u bën thirrje atyre që shkojnë në Rusi që të mos harrojnë “përgjegjësitë financiare dhe morale” ndaj prindërve dhe fëmijëve të tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?