“Kthejeni nga ka ardhur, kthejeni nga ka ardhur” bërtasin përkrahësit e Trumpit në tubim për kongresisten me shami (Video)

“Kthejeni nga ka ardhur, kthejeni nga ka ardhur” bërtasin përkrahësit e Trumpit në tubim për kongresisten me shami (Video)

E nxitur nga preisdenti, turma në një fushatë të Donald Trumpit gjatë ditës së djeshme, po bërtiste “kthejeni nga ka ardhur! Kthejeni nga ka ardhur!” në referencë për kongresisten Ilhan Omar, e cila është e vetmja e mbuluar që kishte ardhur në ShBA 30 vjet më parë si refugjate. Trumpi e përdori fushatën për 2020 […]

E nxitur nga preisdenti, turma në një fushatë të Donald Trumpit gjatë ditës së djeshme, po bërtiste “kthejeni nga ka ardhur! Kthejeni nga ka ardhur!” në referencë për kongresisten Ilhan Omar, e cila është e vetmja e mbuluar që kishte ardhur në ShBA 30 vjet më parë si refugjate.

Trumpi e përdori fushatën për 2020 në Greenville, të Karolinës Veriore, që të sulmonte Omarin dhe tri kongresistet e tjera demokrate – Alexandria Ocasio-Cortez të Nju Jorkut, Ayanna Pressley të Massachusettsit dhe Rashida Tlaib të Michiganit – duke i quajtur “ekstremiste të mbushura me urrejtje”.

Grupi që e quan veten “Skuadra”, ishte fokusi i sulmeve raciste nga presidenti gjatë kësaj jave, duke filluar me postimet e së dielës në Twitter kur ai tha se ligjbërëset, të gjitha gra me ngjyrë, duhej “të ktheheshin mbrapsht” në vendet nga kishin ardhur.

Omari, e Minesotas, arriti në ShBA kur ishte tetë vjeçare si refugjate e luftës nga Somalia. Ocasio-Cortez, Pressley dhe Tlaib ishin lindur në Shtet e Bashkuara, shkruan Periskopi.

Këto postime nga Trumpi bënë që Dhoma e Përfaqësuesve të kalonte një rezolutë të dënimit të një gjuhe të tillë. “Çdo anëtar i këtij institucioni, demokrat dhe republikan, duhet të na bashkohet për t’i dënuar postimet raciste të presidentit,” tha folësja e Dhomës, Nancy Pelosi.

Më tej, gjatë atij tubimi Trumpi tha i shkurtoi emrin Alexandria Ocasio-Cortezit duke thënë “Jo, jo: S’kam kohë unë që t’i them tre emra të ndryshëm. Do ta quajmë Cortez. Shumë kohë. Të merr shumë kohë.”

Ish kongresisti Joe Walsh tha se britmat “Kthejeni nga ka ardhur, kthejeni nga ka ardhur,” janë të shëmtuara, injorante dhe të rrezikshme. /Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?