Kryeministri edhe një herë: Çështja e vizave, çështje e kryer

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon ta përsërisë se çështja e vizave së shpejti do të përfundojë për Kosovën, transmeton Periskopi. ‘’Cështja e vizave është cështje e kryer, ne jemi në agjendë. Kemi kryer kritert dhe kemi arritur deri tek agjenda. Deri në vjeshtë, e kryejmë këtë punë. Shumë reale, prej shtatorit, që cdo javë të merret […]
‘’Cështja e vizave është cështje e kryer, ne jemi në agjendë. Kemi kryer kritert dhe kemi arritur deri tek agjenda. Deri në vjeshtë, e kryejmë këtë punë. Shumë reale, prej shtatorit, që cdo javë të merret ai vendim.‘’, tha Haradinaj sonte në Rubikon.
Ai thotë se Franca është pozitive për vizat, ndërsa duhet bindur ende Holandën.
‘’Po vjen një angazhim më direkt i Parisit zyrtar. Nuk është keq Parisi. Ka qenë një takim ballafaques me ministrin e Brendshëm. Ne kemi më pak problem narkotik, e krim se sa ju. Franca është positive për vizat. Nuk është bllokuese. Kemi edhe pak punë me Holandën. Cështja e vizave është cështje e kryer, ne jemi në agjendë. Kemi kryer krieteet dhe kemi arritur deri tek agjenda.’’, tha ai.
Kryeministri sot edhe në një deklaratë tjetër tha se vizat do të bëhen brenda javësh./PERISKOPI/












