Kosovarja shkurorëzohet nga zviceriani që e keqtrajtonte, gjykata ia vazhdon leje qëndrimin

Kosovarja shkurorëzohet nga zviceriani që e keqtrajtonte, gjykata ia vazhdon leje qëndrimin

Autoritetet e Lucernit, kishin dashur që një kosovareje, pas shkurorëzimit të saj nga një shtetas zviceran, t`ia heqin lejen e qëndrimit në Zvicër. Por, duke qenë se në lidhjen mes të dyve është ushtruar dhunë ndaj saj, rasti duhet të shqyrtohet edhe njëherë, në mënyrë më të detajuar. Në rrethanat normale, kur prishet kurora në […]

Autoritetet e Lucernit, kishin dashur që një kosovareje, pas shkurorëzimit të saj nga një shtetas zviceran, t`ia heqin lejen e qëndrimit në Zvicër. Por, duke qenë se në lidhjen mes të dyve është ushtruar dhunë ndaj saj, rasti duhet të shqyrtohet edhe njëherë, në mënyrë më të detajuar.

Në rrethanat normale, kur prishet kurora në mes të një të huaje/i dhe një zvicerani/eje, shuhet edhe leja e qëndrimit në Zvicër për të huajën/in, shkruan gazeta Luzerner Zeitung.

 

 

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe në Zyrën për Migracion të Kantonit të Lucernit, kur kosovares që kishte kërkuar vazhdimin e lejes së qëndrimit, në korrik të vitit 2016, i ishte refuzuar kjo. Departamenti për Siguri dhe Drejtësi ashtu si dhe Gjykata e Kantonit, e kanë mbështetur këtë praktikë.

Por, tani Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, e ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Kantonale, kështu që gruaja nga Kosova, së paku tash për tash, mund të vazhdojë qëndrimin në Zvicër.

Kosovarja kishte ardhur në Zvicër në shkurt të vitit 2014 dhe ende pa u mbushur tri javë të qëndrimit të saj këtu, ishte martuar me një shtetas zviceran. Martesa ishte prishur dy vite më vonë. Në këtë rast ishte konstatuar ekzistimi i dhunës familjare. Për këtë arsye, gruaja kishte ngritur padi për tashmë ish bashkëshortin e saj, përcjell albinfo.ch. Ajo e akuzonte atë për rrahje, kërcënime dhe shtrëngim.

Sipas Gjykatës Federale tani duhet të sqarohet nëse kosovarja në momentin e ndarjes ndodhej para dilemës në mes të vazhdimit të pamundshëm të jetës martesore dhe përfundimit të të drejtës së saj të qëndrimit në Zvicër. Gjykata Kantonale ka dështuar të sqarojë a ka pasur dhunë familjare dhe nëse po, në çfarë mase ka qenë e pranishme ajo në këtë rast.

Lidhur me këtë çështje, gjykata e përmendur duhet të përërisë procesin. Derisa kjo të ndodhë, kosovarja mund të qëndrojë në Zvicër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?