Korea e Jugut e bën Rusinë që të shpreh pendim të thellë për shkeljen e hapësirës ajrore

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut, nuk ka qenë e qëllimshme, sipas zyrtarit presidencial të Seoulit. Zyrtari shprehu “pendim të thellë” ndaj ministrit të mbrojtjes dhe fajësoi gabimet teknike për atë gjë, ka thënë Korea Jugore. Sidoqoftë, Rusia zyrtarisht nuk ka komentuar ende, shkruan BBC, […]
Zyrtari shprehu “pendim të thellë” ndaj ministrit të mbrojtjes dhe fajësoi gabimet teknike për atë gjë, ka thënë Korea Jugore.
Sidoqoftë, Rusia zyrtarisht nuk ka komentuar ende, shkruan BBC, përkthen Periskopi. Më herët në mënyrë furioze kishte refuzuar se ishte futur brenda hapësirës ajrore koreanojugore.
Incidenti i së martës shkaktoi alarm në krejt rajonin.
Ministri i Brendshëm i Rusisë më herët kishte deklaruar se avioni i tyre po merrte pjesë në një patrullim të përbashkët ajror me avionët luftarakë të Kinës mbi Detin e Japonisë dhe Detin Lindor të Kinës – patrullimi i parë ajror në histori mes këtyre dy vendeve.
Ministri i brendshëm i Kinës kishte mohuar se ndonjë nga avionët e saj ishte futur në hapësirën territoriale ajrore të ndonjë vendi tjetër.
Por shtëpia e kaltër e Koresë së Jugut tash në një deklaratë fare të shkurtër deklaroi se shkelja e hapësirës koreanojugore nga Rusia nuk ishte e qëllimshme. /Periskopi












