Kontrabandë në veri, Policia kapë 600 kg domate

Kontrabandë në veri, Policia kapë 600 kg domate

600 kilogramë domate për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjellës po tentonin të futeshin ilegalisht në Kosovë nga Serbia, mbrëmë në Leposaviq, saktësisht në orën 21:55. Policia Kufitare për këtë rast ka njoftuar edhe Prokurorinë, e rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. Sipas Policisë së Kosovës furgonin e drejtonin dy burra të nacionalitetit boshnjakë, […]

600 kilogramë domate për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjellës po tentonin të futeshin ilegalisht në Kosovë nga Serbia, mbrëmë në Leposaviq, saktësisht në orën 21:55.

Policia Kufitare për këtë rast ka njoftuar edhe Prokurorinë, e rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë së Kosovës furgonin e drejtonin dy burra të nacionalitetit boshnjakë, me shtetësi serbe. Rasti është hapur si “tregti e ndaluar”.

“Raportohet se njësia policore ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj boshnjakë shtetas të Serbisë të cilët me një kombi transportonin rreth 600 kg domate pa dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit të rastit iniciohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajmi është dhënë edhe në mediat serbe. KoSSev njofton për arrestimin e dy shtetasve serbë me 600 kilogramë domate pa dokumentacion përcjellës, derisa të njëjtin e ka transmetuar edhe agjencia e lajmeve FoNet.

Kah mesi i këtij muaji, në veri u fol për një “krizë humanitare”, pas taksës 100 për qind që Kosova i ka vënë mallrave që hyjnë nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina. Institucionet e Kosovës e mohuan se në veri ka krizë e mungesë artikujsh ushqimor e higjienikë, duke akuzuar Serbinë se po bën lojë e po inskenon krizë të paqenë.

Në anën tjetër, serbët lokalë kanë deklaruar se “nuk blejnë produkte të tjera, pos aso serbe”.

Qeveria e Kosovës i ka vënë në nëntor të vitit 2018 Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës masë tarifore prej 100 për qind, për mallra që duan të importojnë në Kosovë. Në aspektin politik kjo është bërë pengesë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, meqë shteti serb ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës. Ramush Haradinaj është dorëhequr nga posti i të parit të ekzekutivit, e çështjen e taksës e ka përfshirë edhe në letrën e dorëheqjes, duke thënë se “Kosova e jep tregun për Serbinë vetëm në këmbim të njohjes”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?