Konjufca: Në ditën që dha dorëheqje, Haradinaj kërkoi zgjedhje për t’u bërë sërish kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar mënyrën e dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj – raporton Periskopi. Konjufca ka thënë se Haradinaj në të njëjtën ditë që njoftoi dorëheqjen e parevokueshme, paralajmëroi se sërish do të kandidojë për kryeministër. Madje, Konjufca në një intervistë në T7, përmendi faktin se Haradinaj kërkoi […]
Konjufca ka thënë se Haradinaj në të njëjtën ditë që njoftoi dorëheqjen e parevokueshme, paralajmëroi se sërish do të kandidojë për kryeministër.
Madje, Konjufca në një intervistë në T7, përmendi faktin se Haradinaj kërkoi zgjedhje brenda dy muajsh.
Sipas tij, Haradinaj po dëshiron që të bëhet kryeministër sërish, por kësaj radhe i vetëm, pa bashkëpunuar me askënd.
Ai ka folur edhe për situatën pas dorëheqjes së Haradinajt.
Sipas Konjufcës, nuk ka gjasa që LDK t’i bashkohet një qeverie të tillë, por që duan zgjedhje.
Ai thotë se presidenti duhet t’i ftojë partitë politike dhe aty do ta shoh vullnetin e shumicës prej tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./PERISKOPI












