Koci: Ramushi është hero, do ta fitojë këtë betejë

Pas ftesës nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes nga posti i kryeministrit, nuk po ndalen reagimet për Ramush Haradinajn. Edhe avokati Arianit Koci, së fundi ka bërë një postim përkrahës për Haradinajn, duke e quajtur “hero”. Ai shton se Haradinaj po i ruan “dinjitetin tokës dhe popullit të vet”. Më tej ai shton se kjo është […]
Edhe avokati Arianit Koci, së fundi ka bërë një postim përkrahës për Haradinajn, duke e quajtur “hero”. Ai shton se Haradinaj po i ruan “dinjitetin tokës dhe popullit të vet”.
Më tej ai shton se kjo është një ngjarje e rëndë për të, familjen dhe për të gjithë neve – pa dhënë ndonjë shpjegim për një gjë të tillë.
Sidoqoftë, avokati thotë se edhe këtë betejë, Haradinaj do ta fitojë.
Ky është statusi i plotë i tij:
Gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet.
I quajmë heronj.
I tillë është Ramushi.
Po e ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet.
Rëndë për të, rëndë për familjen e tij, rëndë për të gjithë neve.
Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë.
Sigurt!












