Kjo deklaratë e Glauk Konjufcës dëshmon se LDK e VV nuk i kanë punët mirë

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe koalicionet parazgjedhore – raporton Periskopi. Konjufca ka thënë në T7 se një intervistë e Isa Mustafës në ditën kur u dorëhoq Haradinaj tregoi se LDK është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje. Konjufca tutje tha se […]
Konjufca ka thënë në T7 se një intervistë e Isa Mustafës në ditën kur u dorëhoq Haradinaj tregoi se LDK është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje.
Konjufca tutje tha se ata ia kanë dorëzuar ofertën e tyre LDK’së, por nuk e di se cila do të jetë përgjigja ndaj saj.
Konjufca tha se nëse oferta e tyre nuk pranohet nga LDK, atëherë edhe ata shkojnë të vetëm në zgjedhje.
“Ne ia kemi bërë ofertën LDK’së, por Isa Mustafa tha se në zgjedhje shkojnë të vetëm. Ne e kemi kryer obligimin tonë. Nëse LDK nuk e pranon ofertën tonë, atëherë shkojmë të vetëm. Me LDK’në do të shënonim një fitore dërrmuese, mbi 50 për qind”, tha Konjufca./PERISKOPI












