Këshilltarja e Ramush Haradinajt aderon në AAK

Ish – ministrja Albena Reshitja ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shkruan Periskopi. Në mbledhjen e këshillit drejtues të AAK’së, Reshitja është prezantuar si pjesë e këtij këshilli dhe si nënkryetare e AAK’së. Ajo ka thënë se ka marrë vendimin e duhur që të kaloj në AAK. “Unë sot kam bërë aderimin […]

Në mbledhjen e këshillit drejtues të AAK’së, Reshitja është prezantuar si pjesë e këtij këshilli dhe si nënkryetare e AAK’së.

Ajo ka thënë se ka marrë vendimin e duhur që të kaloj në AAK.

“Unë sot kam bërë aderimin tim në Aleancë, dhe kam fituar besimin dhe vlerësimin e Kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj për të marrë një detyrë të re, mendoj që e kam marrë vendimin e duhur”, ka thënë Reshitja në konferencë pas takimit të këshillit drejtues.

Reshitaj, nga muaji gusht i vitit të kaluar është këshilltare politike e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pasi ishte larguar nga pozita e Ministres së Ambientit dhe partia e AKR-së që drejtohet nga Behgjet Pacolli. Gjatë asaj kohe, ish ministrja kishte pasur fërkime politike me Rrahim Pacollin, kushëririn e kryetarit Pacolli./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?