‘Këqyrja bythën”: Del videoja shokuese që shfaq Trumpin me pedofilin Epstein me shumë vajza të reja

‘Këqyrja bythën”: Del videoja shokuese që shfaq Trumpin me pedofilin Epstein me shumë vajza të reja

Vetëm disa ditë pasi Donald Trump deklaroi se nuk kishte qenë kurrë shok me pedofilin Jeffrey Epstein, ka dalë një video që shfaq të dy në një ndejë private në vitin 1992. Producentët e Morning Joe zbuluan videon në fjalë, që tregon se Epstein ishte mysafir në Mar-a-Lagon e famshme të Trumpit në nëntor të […]

Vetëm disa ditë pasi Donald Trump deklaroi se nuk kishte qenë kurrë shok me pedofilin Jeffrey Epstein, ka dalë një video që shfaq të dy në një ndejë private në vitin 1992.

Producentët e Morning Joe zbuluan videon në fjalë, që tregon se Epstein ishte mysafir në Mar-a-Lagon e famshme të Trumpit në nëntor të atij viti dhe ishte i rrethuar me një grup modelesh dhe nxitësesh të tifozëve.

Kjo ishte një nga ndejat e fundit private të Trumpit para se ta kthente atë vend në rezidencë të klubit që do t’iu shërbente vetëm anëtarëve me pagesë.

Epsteini e kishte sjellur të dashurën e atëhershme Ghislaine Maxwell, disa vjet më herët para se ta përdorte klubin për të gjuajtur vajzat e mitura, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në një video, një vajzë që përmendet në dokumentet e gjykatës shihet duke kërcyer prapa Epsteinit dhe Trumpit.

“Shikoja bythën asaj atje, ajo është seksi,” i thotë presidenti aktual amerikan Epsteinit.

Presidenti Trump insistoi që nuk kishte qenë shok me Epsteinin pasi ai u arrestua për trafikim seksual javën e kaluar. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme