Kapërcimi i habitshëm i Haradinajt: Nga rasti i vrasjes së fëmijës rom, u apelon mërgimtarëve të mos vozisin shpejt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite pune në Komunë e Fushë Kosovës është pyetur për vdekjen tragjike të 12 vjeçarit rom, i cili ishte abuzuar seksualisht për vite me radhë – raporton Periskopi. Por, kapërcimi i kryeministrit nga kjo temë tek apelimi i mërgimtarëve që të mos vozisin shpejt thjeshtë të lë pa […]
Por, kapërcimi i kryeministrit nga kjo temë tek apelimi i mërgimtarëve që të mos vozisin shpejt thjeshtë të lë pa mend.
Kryeministri Haradinaj fillimisht tha se ishte lajm i trishtueshëm vdekja tragjike e 12 vjeçarit dhe që për këtë është prekur shumë, pasi edhe vetë është prind.
“E para, ishte lajm i trishtueshëm. U shpreha ngushëllime të gjithëve. Na ka trishtuar sepse jemi prindër dhe e ndjejmë këtë. Dhunë në familja apo dhunë te personat e pambrojtur, si femrat apo fëmijët, është shqetësim. Policia ka ngritur vigjilencën ndaj këtyre raste, por natyrisht që ka vend për përmirësim. Edhe Policia po përballet me punë voluminoze që nuk janë të lehta për t’u trajtuar”, ka thënë Haradinaj.
Teksa po pyetej për rastin tragjik të fëmijës rom, Haradinaj seç u ngatërrua dhe përfundoi tek një apelim ndaj mërgimtarëve që vinë në Kosovë për pushime.
“Apeloj te diaspora që vinë për gëzime, që të bëjnë kujdes në vozitje, mos ta kthejnë këtë periudhë të bashkimit, ta kthejnë në vaj. Ne po bëjmë punë vazhdimisht…këto tema marrin ma shumë kohë, dhe kërkojnë ma shumë kohë”, ka thënë Haradinaj tutje./PERISKOPI












