Kapen keq Rusia me Korenë e Jugut: Kjo e fundit gjuan 360 herë aeroplanin rus

Korea e Jugut ka thënë se avionët e saj kanë gjuajtur qindra here për të paralajmëruar avionin rus që të mos hyjnë në hapësirën ajrore të saj. Zyrtarët thonë se aeroplani dy here kishte shkelur mbi hapësirën ajrore koreanojugore në ishujt Dokdo/Takeshima, që janë okupuar nga Seouli por të cilët i mendon si të vetët […]
Zyrtarët thonë se aeroplani dy here kishte shkelur mbi hapësirën ajrore koreanojugore në ishujt Dokdo/Takeshima, që janë okupuar nga Seouli por të cilët i mendon si të vetët edhe Japonia.
Ministri i Mbrojtjes së Koresë Jugore tha se kishin gjuajtur 360 herë për të dhënë paralajmërim në drejtim të avionit rus, shkruan Periskopi.
Rusia e ka mohuar se ka shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi.
Në fakt, Moska mohoi edhe se Korea e Jugut kishte gjuajtur në drejtim të tyre.
Ky është incidenti i parë mes Rusisë dhe Koresë së Jugut. /Periskopi












