Joserioziteti në kulm: Pak mërgimtarë në Kuvend, e edhe më pak deputetë i pritën

Joserioziteti në kulm: Pak mërgimtarë në Kuvend, e edhe më pak deputetë i pritën

Edhe këtë vit Kuvendi i Kosovës ka organizuar aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku të gjithë bashkatdhetarët mund ta vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetët, por interesimi i mërgimtarëve për ta vizituar këtë institucione në mëngjesin e sotëm ishte mjaftë i vogël. Por, as për t’i pritur, nuk është që deputetët e kishin marr […]

Këtë ditë të pushimit të tij në Kosovë, Visar Bakolli i cili që 15 vite jeton në Gjermani kishte zgjedhur që ta nis duke e vizituar Kuvendin e Kosovës,  ku ka shprehur edhe  shqetësimet e tij si mërgimtar.

Teksa shpreh pakënaqësitë e tij ndaj punës së Kuvendit të Kosovës, Bakolli thotë se problem për ta mbetet funksionimi i arsimit shqip në Gjermani,  si dhe mundësia e votimit për shkak të heqjen së nënshtetësisë, meqë Gjermania lejon vetëm një nënshtetësi.

“Si po shihet brenda Kuvendi është shumë mirë , por me punë ne si diasporë megjithëse unë nuk jam shumë gjatë në Gjermani, jam qe 14-15 vite, mirëpo me punë nuk jemi të kënaqur absolut aspak. Ne si diasporë na preokupojnë shumë gjëra ku fëmijët tanë ose mësuesit tanë nuk paguhen nga Qeveria e Kosovës por paguhen nga gjermanët edhe pse atje disa republika nuk i paguajnë fare …Unë që tri vite jam shtetas gjerman më është imponuar me prishur shtetësinë ku tani nuk besoj që kam të drejtë për të votuar ku shtetet tjera kanë mundësi me bashkëpunim, Qeveria e Kosovës dhe Gjermaninë ka mundësi dy shtetësi me i pas atje”,  thotë ai.

Ai thotë se shpresa e vetme për zgjidhjeve e problemeve të diasporës mbetet zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.

“Mbajmë një shpresë tek zotëri Albin Kurti që kur të bëhet kryeministër t’i jap një kahje tjetër shumë më të bukur dhe më të mirë, sepse është njëri shumë i aftë, janë lodhur të gjithë me Thaçin, Ramush, me të gjithë i kemi provuar këtë se kemi provuar ende”, shprehet Bakolli.

Shqetësimet e këtij mërgimtari i dëgjoi dhe iu dha përgjigje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi i cili tha se kërkesa për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në mërgim është e nevojshme.

Duke i konsideruar diasporën si një resurs shumë me vlerë për Kosovën, deputeti i Vetëvendosjes tha se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme ndaj kësaj vlere të shoqërisë sonë.

Lajqi tutje tha se në vendet që nuk njihet pasaporta e Kosovës duhet të shikohet mundësia për të krijuar kushte për votim për qytetarët e Kosovës që jetojnë atje.

“Kërkesa për ta mbajtur atje arsimin në shqip që është shumë e nevojshme , mundësia e financimit që kishte me qenë shumë e nevojshme , por duhet të gjendet forma e transferit, përkrahje duhet të jetë unike. Edhe zhvillimet tjera kulturore dhe organizimet që bëhen për manifestime të ndryshme , madje organizimi me shoqata atje është i drejtë dhe këtë e kanë bërë dhe po e bëjnë dhe të mund të shohim ne nga ana tjetër se çka mundemi nga ana tjetër të ndihmojmë , përfaqësimin e tyre në punën e Kuvendit, përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës me deputet, madje deri në shkallën e ministrive”, tha Lajqi.

E mungesën e deputetëve që kanë dal t’i mirëpresin bashkatdhetarët që do e vizitojnë Kuvendin e Kosovës, Lajqi e arsyetoi duke thënë se tani është koha e pushimeve.

Ndryshe dyer e Kuvendit të Kosovës do jenë të hapura për bashkatdhetar sot deri në orën 16:00, si dhe gjatë ditës së nesërme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?